Detaje të reja dalin në lidhje me atentatin e kryer gjatë orëve të pasdites në Lezhë, ku mbeti i plagosur një 40-vjeçar.
Mësohet se shënjestra ka qenë biznesmeni Aleksandër Deda. Sipas policisë, ai është plagosur në krah, ndërsa ngjarja ka ndodhur në autostradën Lezhë-Milot.
Pak minuta pas atentatit, automjeti i përdorur nga autorët është gjetur i djegur në aksin e vjetër Lezhë-Milot pranë urës mbi lumin Mat.
Automjet tip “Audi” është gjetur rreth 5 km nga vendi ku është bërë atentati ndaj Aleksandër Dedës.
Brenda automjetet është gjetur një armë zjarri.
Para se t’i vihej flaka, automjetit i ishin hequr targat.
Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen. Ndërkohë, Deda është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.