Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me masakrën në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Dikler Vata, Besmir Hoxha.
News 24 raportoi se familjarët e Dikler Vatës, i mbetur i vrarë më masakrën e Fushë Krujës kanë deklaruar para hetuesve se tre djemtë që ishin në makinë kishin pikasur makinën e autorëve që i ndiqte një makinë nga persona të panjohur.
Vata ka marrë në telefon nënën dhe motrën dhe u ka thënë se dikush po i ndiqte. Vata mbeti i vrarë në tentativë për t’u arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa u vra nga autorët jashtë mjetit.