Policia e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, zhvilluan operacioni policor “Transferta“, për sekuestro preventive të disa pasurive të paluajtshme të shtetasve A.D, V.D. dhe shtetasit Italian F. C.
Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2018, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale “, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2018, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale “, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Bazuar në vendimin e datës 05.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, u vendos sekuestro preventive mbi pasuritë, si më poshtë:
– 2 apartamente banimi në Pogradec, me sipërfaqe 175 m2;
– 4 apartamente banimi në Tiranë, me sipërfaqe 420 m2;
– 1 njësi shërbimi në Tiranë, me sipërfaqe 106.5 m2;
Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 1 milion euro.
Shtetasja A.D dhe shtetasi italian F. C. janë proceduar më parë nga Autoritetet Gjyqësore Italiane, nga Guardia di Finanzia e Comos, për veprat penale të mashtrimeve financiare, falsifikimit dhe shitjes së produkteve me shenja false.
Nga hetimi ka rezultuar se të dy këtyre shtetasve, Guardia di Finanza, ju ka sekuestruar rreth 2.388.611 Euro në Itali, të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre.
Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2018 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Pogradec, rezultoi se shtetasja A.D bashkëjeton me shtetasin Italian F. C, dhe banojnë në Itali. Për të fshehur dhe justifikuar këto prona të blera në Shqipëri, i kanë regjistruar në emër të shtetases V.D me banim në Pogradec (nëna e shtetases A.D, pensioniste).
Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, po vijon punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtyre personave, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.