Një 30-vjeçar u bë pre e një atentati të ndodhur mbrëmjen e 5 marsit 2022 në zonën e Skelës në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit dhe se i plagosur dyshohet të ketë mbetur Romeo Meçaj, rreth 30 vjeç. Ai mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
30-vjeçari udhëtonte me makinën e tij Land Rover kur u qëllua me breshëri kallashnikovi.
Ai ka marrë plumba në pjesën e gjoksin dhe në këmbë.
Dyshohet se ngjarja ka si motiv larje hesapesh, pasi personi i plagosur është një figurë e njohur për blutë e Vlorës.
Një makinë është gjendur e djegur në afërsi të zonës së “Ujit të Ftohtë” dhe dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.