Pas shumë vitesh bashkë, ditën e sotme Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do t’i thonë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni që do të mbahet në Shijak.
Nusja do të hyjë në dasmë me këtë fustan që shihni në fotot e Armand Sallabandës, krijuar nga Vivienne Westwood, më pas do të veshë dy krijime shqiptare nga Festim Isufi dhe Valdrin Sahiti.
Atmosfera do të ndizet nga Marsela Çibukaj, Eranda Libohova, Vitore Matoshi dhe një surprizë.
Dasma do të mbahet në një agroturizëm, ndërsa do të jenë të pranishëm 300 të ftuar.