Kjo histori në “Dua të të bëj të lumtur” zë vëndin e parë si historia që revoltoi shqiptarët dhe si historia që mërziti Arbana Osmanin për mënyrën si u trajtua.
Bëhet fjalë për rastin e dy vajzave të mitura të Gëzimit, të cilat jetojnë në jetimore.
Marsin e shkuar, çifti i misionerëve, Alfredi dhe Diana i kërkuan publikisht Gëzimit të kujdeseshin për fëmijët e tij, por ai nuk pranoi. Rasti shkaktoi përçarje në opinionin publik
“Duke pasur tendencën që personazhe të caktuar të mos i dëmtojmë e cënojmë në të shkuarën e tyre, kemi zgjedhur të mos tregojmë detaje ‘të errëta’ e ‘të pakëndshme’ në mënyrë që historia të ketë një përfundim të lumtur, sepse ai është qëllimi në fund të fundit.
Vjet, ne patëm një histori, ku dy vajza të mitura na kërkonin t’i largonim nga jetimorja. Ajo histori kishte plot të pathëna për babain e tyre, të cilat me dashje ne nuk donim t’i bënim publike për të mirën e vajzave”, thotë Arbana.
Fill pas asaj historie, “Dua të të bëj të lumtur” hoqi dorë nga praktika e mbrojtjes së personazheve.
Ç’do histori do të tregohet siç ndodhi:
“Fatkeqsisht, ato vajza janë akoma në jetimore, historia u harrua dhe e vetmja gjë që mbeti janë ca komente të ekstremistëve muslimanë në profilin e programit, njerëz tërësisht të keqkuptuar që e kthyen qëllimin e programit në një ‘luftë’ mes besimeve.
Në atë moment, bashkë me stafin vendosëm se nuk do të ‘mbrojmë’ asnjë nga personazhet, se do të servirim çdo histori ashtu siç është dhe se do të kemi kujdes të mos përdoremi nga njerëz të caktuar”, përfundon ajo.