Aktualitet Detajet e grabitjes hollivudiane: Ja kush është biznesmeni që u grabit nga...

Detajet e grabitjes hollivudiane: Ja kush është biznesmeni që u grabit nga “skifterët” me uniformën e FNSH

Një grabitje si në filmat aksion të Hollivudit tronditi mbrëmjen e djeshme Durrësin, teksa persona të maskuar i zunë pritë një biznesmeni pranë shtëpisë e realizuan vjedhjen e mbi 10 mijë eurove duke e lidhur atë, bashkëshorten dhe djalin, të cilin e mbajtën peng për disa minuta kur u larguan.

Mëngjesin e sotëm janë zbardhur të tjera detaje rreth grabitjes terrorizuese, teksa theksohet se “skifterët” ishin të veshur me uniformë policie, më ekzaktësisht të FNSH-së (Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë).

Elton Kelmendi (Foto e marrë nga profili në Facebook)

 

Maskat me armë kanë grabitur një biznesmen në fushën e transportit, i quajtur Elton Kelmendi, 38 vjeç.

Kanë qenë tre personat që nën kërcënimin e armëve kanë arritur të mësyjnë në banesën e biznesmenit. Mësohet se autorët e kanë pritur 38-vjeçarin në ambientet e jashtme dhe në momentin që biznesmeni është afruar për të hyrë në banesë bashkë me djalin, i kanë vendosur armën në kokë.

Nën kërcënimin e armës, grabitësit e kanë udhëzuar atë që t’u kërkonte familjarëve të hapnin derën e shtëpisë dhe në momentin që bashkëshortja e tij ka hapur derën, ata kanë hyrë brenda, duke lidhur çiftin e bashkëshortëve dhe djalin e tyre.

Pasi kontrolluan banesën dhe sipas policisë gjetën 10 800 €, autorët lanë të lidhur biznesmenin dhe gruan e tij, ndërsa në momentin e largimit morën me vete në formë pengu djalin e tyre, të cilin e liruan pas disa metrash kur kishin dalë në rrugën kryesore.

Aktiviteti i biznesmenit të grabitur

 

Më pas grabitësit janë larguar në drejtim të Shijakut, duke humbur gjurmët në errësirë.

Policia ka sekuestruar provat në vendin e ngjarjes, si dhe kamerat e sigurisë që ndodheshin të instaluara në bizneset pranë banesës së biznesmenit.

Për kapjen e grabitësve, Policia ngriti disa pika kontrolli në zonë, por nuk ra në gjurmët e tyre.