Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin e djeshëm që ndodhi në një argjendari në zonën e ish-Bllokut. Sipas hetimeve të deri më tanishme mendohet se shpërthimi ka ndodhur nga ngopja e bodrumit të dyqanit me gaz.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes e gazit, e cila është provokuar nga një shkëndijë elektrike, çka ka aktivizuar shpërthimin.
Bombolat ishin mbushur me gaz teknik, i cili njihet për fuqinë shkrirëse të metalit dhe propan, që merret me përpunimin e floririt.
Nëse Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial do të kishte kontrolluar atëherë kjo ngjarje mund të ishte parandaluar.
Megjithatë, grupi hetimor po vazhdon hetimet për të dalë në një konkluzion përfundimtar në lidhje me shpërthimin që ndodhi të hënën.
Katër persona mbetën të plagosur nga ngjarja ditën e djeshme. Pronari i argjendarisë, Sokol Pirra u plagos pasi ndërhyri për të fikur flakët në bodrum.
Lëndime pësuan gjithashtu bashkëshortja e tij, Alma Pirra dhe punonjësja Eneda Nure, e cila u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Dëmtime të rënda pësoi edhe një kalimtar, i cili po kalonte rastësisht në trotuar.