Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Viktima është një djalë i ri, i quajtur Erjon Xhenje 19 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku” brenda një lokali. Rrethanat dhe dinamika e ngjarjes është e paqartë. Viktima u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar.
Dyshohet se autori/autorët u larguan nga vendngjarja me motoçikletë. Kjo për shkak se në lagjen “Guerrile” u gjet një motoçikletë e djegur dhe një pistoletë që mendohet se i përket autorit.
Në skenën e krimit shkuan forca të shumta policore dhe e gjithë zona u rrethua nga uniformat blu.
INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË SË SHKODRËS:
Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.
Në lagjen “Guerrile” është gjetur një motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.