Aktualitet Detajet/ Lefter Koka u arrestua në Durrës dhe u soll në Tiranë...

Detajet/ Lefter Koka u arrestua në Durrës dhe u soll në Tiranë nga policia

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Gazetarja Klodiana Lala tha për News 24 se ish-ministri Koka është arrestuar në qytetin e Durrësit dhe është sjellë në Tiranë, ku prokurorët e Prokurorisë së Posaçme do t’i ofrojnë të drejtën që ai të japë shpjegimet e tij.

Ndërkohë, mësohet se ka edhe arrestime të tjera përveç Kokës.

Janë pesë persona për të cilët është kërkuar arrest me burg nga gjykata.

Gjatë këtyre muajve që Lefter Koka ka qenë nën hetim, SPAK ka kryer kontrolle në bizneset e tij, në dokumentacionet e Ministrisë së Mjedisit, që ai ka drejtuar, si dhe ka kërkuar informacione nga institucionet shtetërore, duke sekuestruar një sërë materialesh dhe duke bërë që sot ta çojë pas hekurave ish-ministrin.

Mbi ish-ministrin Koka rëndojnë disa akuza si ajo e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe është ish-zyrtari i parë i arrestuar në lidhje me dosjen e inceneratorëve, pasi nga hetimet e SPAK ka rezultuar se ka shkelje të rënda sa i përket kontratave me inceneratorët.