Një 28-vjeçar u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.45 në zonën e Astirit.
Viktima është identifikuar si Vilson Tafçiu, i cili mësohet se mbante dhe mbiemrin Ndoka.
Ai mbeti fillimisht i plagosur, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra duke gjetur vdekjen fare pak kohë më vonë.
Rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje nuk janë ende të njohura. Në njoftimin e saj për mediat, Policia e Shtetit tha se në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.
“Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore, si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve”, thotë policia në njoftimin e saj.