Një 29-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa motra e tij 36 vjeçe është shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni.
Motër e vëlla, Bukurije Guni dhe Tritan Guni, nëpërmjet shantazhit detyronin dhe shfrytëzonin disa femra për prostitucion. Policia thotë se në lidhje me këtë ngjarje ka nisur procedim penal që në vitin 2023.
Për këtë arsye është kapur në flagrancë 29-vjeçari Guni. Ai u arrestua në Rrugën e Dibrës duke marrë 100 Euro nga dy shtetase të huaja.
“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 29-vjeçari, pasi krijonte kontakte me shtetase të huaja, të cilat akomodoheshin në Shqipëri, dhe në bashkëpunim me motrën e tij, shtetasen B. G., 36 vjeçe, nëpërmjet shantazhit, i detyronte dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, kundrejt përfitimeve monetare. Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për 4 shtetase të huaja, të moshave 44 vjeçe, 39 vjeçe, 32 vjeçe, dhe 25 vjeçe”, njoftoi policia.
Motër e vëlla kishin ngritur një skemë të mirëfilltë prostitucioni.
Ata kishin dhe një faqe me emrin “Eskorta Tirana” ku reklamonin vajzat e huaja që vinin kryesisht nga Kazakistani dhe Kolumbia.
Vajzat që vinin në Tiranë dy organizatorët i siguronin fjetjen si dhe pagesat për çdo klient. Çmimi për një nga vajzat varionte deri në 250 Euro për marrëdhënie seksuale