Policia nis procedimin penal ndaj firmës së ndërtimit që ka kryer punimet për ndërtimin e shëtitores të vijës bregdetare Lungomare.
Shkak për këtë është bërë krijimi i disa degëzimeve dhe hyrje-daljeve në disa objekte, duke devijuar projektin, gjë që sipas policisë, bie ndesh me kriteret e përcaktuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.
Procedimi nisi pas hetimeve intensive të specialistëve të Hetimit të Krimit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Njoftimi i Policisë Vlorë
Policia ka filluar procedimin penal ndaj një firmë ndërtimi për shpërdorim detyre!
Specialistët e Hetimit të Krimit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë nisur procedim penal ndaj kompanisë/firmës së ndërtimit e cila ka realizuar projektin e ndërtimit të shëtitores të vijës bregdetare Lungomare Vlorë, pasi prej kësaj firme janë krijuar disa degëzimeve dhe hyrje-dalje në disa objekte, duke devijuar projektin, që bie ndesh me kriteret e përcaktuara në Kodin Rrugorë të Republikës së Shqipërisë.