Bota Dha dorëheqjen javën e kaluar, Lofven rizgjidhet kryeministër i Suedisë

Dha dorëheqjen javën e kaluar, Lofven rizgjidhet kryeministër i Suedisë

Stefan Lofven është rizgjedhur kryeministër i Suedisë, duke fituar mbështetjen e mjaftueshme në një votim parlamentar nëntë ditë pasi dha dorëheqjen.

Lofven dha dorëheqjen javën e kaluar pasi humbi një votë mosbesimi në parlament, një javë më parë, në një mosmarrëveshje me Partinë e Majtë mbi kontrollet e qirasë për ndërtesat e reja.

Lideri i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson, mori fillimisht formimin e një qeverie, por dështoi, duke e lënë Lofven të merrte sërish frenat.

Kjo ishte hera e parë që një kryeministër suedez rrëzohej nga një votë e tillë.

Lofven, një Social Demokrat, shërbente si kryeministër që nga viti 2014.