Policia e Vlorës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime kundër personit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Red Fox” u bë i mundur arrestimi i 29-vjeçarit Hasim Musaraj (Murataj), i kërkuar nga autoritetet e Italisë, për vrasje me armë zjarri.
Efektivët kanë pikasur mjetin e Hasim Musarajt (Murataj) në zonën e Ujit të Ftohtë dhe kanë ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar.
Nga verifikimet e kryera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Torinos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
29-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, në tetor të vitit 2017, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin Shpëtim Frashëri