Extra Dhjetë qytetet më të mahnitshme të humbura

Dhjetë qytetet më të mahnitshme të humbura

Machu Picchu, Peru

Qytetet e humbura janë reale, të begata dhe zona të mirë-populluara që janë prekur nga rënia përfundimtare dhe vendndodhja e të cilave më vonë humbi. Shumë qytete janë gjetur dhe janë studiuar gjerësisht nga shkencëtarët.

Këtu keni listën e dhjetë prej qyteteve më të mahnitshme të humbura në botë.

1. Machu Picchu, Peru: Qyteti i humbur i Inca-s
Machu Picchu (Kreshta e vjetër) është qytet i Kolumbisë së lashtë në 2,430 metra lartësi mbi luginën Urubamba, pranë Cusco-s.

2. Angor, Kamboxhia: Monumenti fetar më i madh në botë  
Angkor shërbeu si qendra e perandorisë Khmerer, që lulëzoi nga shekulli i 9-të deri në atë të 15-të pas Krishtit.

3. Memfis, Egjipt: kryeqyteti i lashtë i Egjiptit
Memfis ishte kryeqyteti i lashtë i Egjiptit të Ulët dhe i Mbretërisë së Vjetër të Egjiptit deri në vitin 2200 para Krishtit.

4. Petra: Struktura guri gdhendur në shkëmb
Petra (shkëmb) shtrihet në shpatin e malit Hor (Jordani) në një liman mes maleve që formojnë krahun lindor të Arabah (Wadi Araba).

5. Palmira, Siri: Nusja e shkretëtirës
Qytet karvan për udhëtarët që kalonin shkretëtirën siriane. Njihej si “Nusja e shkretëtirës”. Nuk u përdor më pas shekullit të 16-të.

6. Pompei, Itali: Varroset nga vullkani
Së bashku me Herkulaneum-in, ky qytet romak pranë Napolit modern u shkatërrua nga shpërthimi 2-ditor i vullkanit në malin Vesuv, në 24 gusht ‘79.

7. Palenque, Meksikë: qyteti më i bukur në Maya
Palenque është një qytet i lashtë “Maya” pranë lumit Usumacinta në shteti meksikan të Chiapas. Braktiset pas shekullit të 10-të.

8. Vijayanagar, Indi: kryeqyteti i perandorisë së madhe
Vijayanagar themelohet nga princat Harihara dhe Bukka të dinastisë Sangama në vitin 1336. Lulëzon nën Krishnadevaraya (1509-29).

9. Efes, Turqi: qytet i krishterimit të hershëm
Ishte qytet i Greqisë së Jonit në Anatolian e lashtë. Efesi ishte vendndodhja e një prej 7 kishave të Azisë që përmenden tek Zbulesa 2:1-7.

10. Sanchi, Indi: monumentet e budistëve
Sanchi është një kodër me majë të sheshtë, 90 metra mbi fshatin dhe aty ndodhen monumentet më të ruajtura të budistëve në Indi.