Të paktën 43 persona kanë humbur jetën, ndërsa me miliona kanë mbetur pa energji elektrike, pasi uragani Helene goditi juglindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Grupet e kërkim shpëtimit po punojnë me varka e helikopterë për t’iu ardhur në ndihmë shumë personave që kanë mbetur të bllokuar si pasojë e përmbytjeve.
Ata shpëtuan rreth 50 persona, mjekë dhe pacientë të një spitali, të cilët ishin ngjitur në çati.
Institucionet e sigurimit janë shprehur se dëmi i shkaktuar është kolosal dhe ai mund të arrijë në miliarda dollarë.
Banesat dhe rrugët u zhytën në ujë, me disa banore që u detyruan të notonin për të dalë nga shtëpitë, pasi uji arriti deri në nivelin e shpatullave.
Kjo konsiderohet stuhia më e fuqishme në histori që ka goditur këto shtete dhe e 14-ta që regjistrohet në SHBA.
Edhe pse “Helene” është dobësuar ndjeshëm, sinoptikanët paralajmërojnë se ka ende rrezik për përmbytje dhe tornado.