Dhoma e Deputetëve në Itali ka aprovuar këtë të mërkurë ratifikimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët. Marrëveshja, sipas mediave fqinje, kaloi me 155 vota pro të mazhorancës. 115 ishin votat kundër, ndërsa 2 abstenim.
Tashmë kjo marrëveshje pritet që t’i kalojë Senatit Italian për votim.
Marrëveshja e cila u firmos na dy kryeministrat Rama e Meloni në Nëntor të vitit që lamë pas, parashikon ndërtimin e dy qendrave për emigrantët në vendin tonë.
Opozita e majtë italiane kishte propozuar pezullimin e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, pasi sipas saj, duhej pritur opinioni i Gjykatës Kushtetuese shqiptare.
Për deputetët e opozitës italiane kjo marrëveshje shkel të drejtat e njeriut dhe nene të shumta bien ndesh me Kushtetutën italiane. Ata kritikuan edhe kostot e saj, që do të paguhen nga qeveria italiane.