Aktualitet Dhuna barbare në Fushë-Krujë, kërcënohet një nga pjesëtarët e fisit Maja

Dhuna barbare në Fushë-Krujë, kërcënohet një nga pjesëtarët e fisit Maja

Në foto: Gurorja që shkaktoi konfliktin mes banorëve të Borizanës dhe fisit Rraja

Një nga pjesëtarët e fisit Maja në Borizanë të Krujës ka denoncuar në polici se është kërcënuar.

43-vjeçari me iniciale L.M. ka kallëzuar në Policinë e Tiranës se në llogarinë e profilit të tij në Facebook ka marrë disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, nga një llogari e panjohur.

Pas kallëzimit të marrë nga 43-vjeçari, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ky kërcënim vjen pas dhunës barbare të ushtruar nga fisi Rraja ndaj dy kushërinjve Maja në një lokal në aksin Fushë Krujë–Thumanë më 6 Korrik.