Popullariteti i presidentit francez Emanuel Macron u rrit në janar, sipas anketës së fundit.
Sipas Reuters, popullariteti i Macron u rrit në 28 përqind këtë muaj, që është pesë pikë përqindje më i lartë se një muaj më parë.
Në një anketë të opinionit publik të kryer më 3 dhe 4 janar, morrën pjesë 1.014 njerëz.
Para rezultateve, Macron shënoi një rënie në sondazhet për dy muaj të njëpasnjëshëm.
Të anketuarit, si meritë më të madhe të Macronit e konsiderojnë mbrojtjen e interesave të Francës jashtë vendit, por vetëm 19 për qind besojnë se ai ka kuptuar shqetësimet e votuesve.
Në të njëjtën kohë, 30 përqind e të anketuarve mirëpritën politikën e tij ekonomike.
E kjo rritje e popullaritetit të presidentit francez, ndodh pikërisht pas protestave të pazakonta të “jelekverdhëve” kundër rritjes së çmimit të karburanteve.
Siç dihet, Macron u tërhoq nga vendimi i tij, i imponuar nga Marrëveshja e Klimës nënshkruar në Paris më 2015-ën.