Video që faktojnë aktet e dhunës vijojnë të vijnë nga Kazakistani, i cili prej të dielës së kaluar u përfshi nga protesta të mëdha ku dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë vënë në pranga.
Në pamje shihet qartë një përballje frontale mes policisë dhe protestuesve, ku një prej tyre ka hyrë mes kordonit të forcave të sigurisë me makinë, duke përplas shumë prej tyre.
Dhuna në Kazakistan për rritjen e çmimit të naftës çoi në dorëheqjen e qeverisë, ndërkohë që në vend kanë mbërritur dhe 2500 trupa ruse për të rivendosur rendin dhe qetësinë.