Një punonjës policie në Memaliaj është dhunuar fizikisht. Sipas asaj që njofton policia autori është një 31-vjeçar, i cili ka rënë në prangat e policisë menjëherë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 31 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.