Aktualitet Dhunon vajzën e mitur, arrestohet babai 27-vjeçar në Tiranë

Dhunon vajzën e mitur, arrestohet babai 27-vjeçar në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë. Policia në një njoftim për mediat bën me dije se ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar vajzën e tij të mitur.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore”, njoftohet nga uniformat blu.

Ndërkohë mësohet se ngjarja është denoncuar nga nëna, e cila ka qenë në punë dhe kur a shkuar në shtëpi ka gjetur vajzën e mitur të dhunuar.

Kësaj të fundit po i bëhen të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.