Gjykata ka vendosur të lirojë Mariela Berishën duke i caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, për motrën e saj, Antonela Berisha, u la në fuqi masa “detyrim për paraqitje”.
ë dyja motrat janë të akuzuara për një incident të dhunshëm që ndodhi në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit, ku modelja Klea Prenga u godit me shishe në fytyrë, duke pësuar plagë të rënda.
Incidenti ka ndodhur në një restorant në Kodrën e Diellit, ku sipas akuzave, Mariela Berisha e ka goditur modelen Klea Prenga me një shishe në fytyrë, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Dëshmitë e motrave Berisha në gjykatë:
Antonela Berisha: “Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qenë aspak qëllim i yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën. Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjendje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës.”
Mariela Berishën: ”Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë.”