Zhvillimi me hapa të shpejtë të qytetit të Memaliajt tërhoqi vëmendjen e shumë familjeve nga vende të ndryshme të vendit, të cilët u vendosën me banim në këtë qytet dhe kryesisht punonin në minierë dhe repartet e ndryshme të sipërfaqes së saj.
Puna me turne dhe e lodhshme që kryenin banorët, ua vështirësonte shumë kohën për t’u kujdesur për fëmijët, sidomos atyre familjeve, të cilët nuk kishin ndihmën e prindërve dhe gjyshërve të tyre. Për të zgjidhur këtë shqetësim të banorëve, të cilët kishin nevojë për këtë ndihmë, pasi u duhej të punonin, pushteti lokal i kohës, si fillim caktoi që një nga shtëpitë njëkatëshe të qytetit, të përdorej për kujdesjen e fëmijëve. Ky institucion shtetërorë u pagëzua me emrin “Foshnjore”. Shumë shpejt, me rritjen në nunër dhe në moshë të fëmijëve, u caktua një tjetër objekt po njëkatësh, por më të madh, ku u ndanë sipas moshave.
Në fillim të viteve 1970-ë, u ndërtuan dy godina dykatëshe me shumë dhoma. Në një nga këto godina pranohej kujdesja për fëmijët e moshave të vogla nga 6-muajsh deri në moshën 2.5 vjeç, të cilën e pagëzuan me emrin “Çerdhe”, ndërsa për moshat nga kjo e fundit deri në moshën për të filluar shkollën fillore, e pagëzua me emrin “Kopsht”, pagëzime këto që bëheshin me urdhër qeverie në shkallë vendi. Në atë kohë ishte ngritur edhe “Kopshti pa drekë”. Të gjitha këto shërbime, që ofronin këto institucione shtetërore, përveç buxhetit të shtetit, mbaheshin edhe me pagesat që bënin prindërit për fëmijët e tyre, për të marr kujdesin në fjalë.
Të dyja këto institucione, kishin një organizim të përsosur dhe me kushtet nga më të mirat, për sistemin që jetonim. Në ambientet e këtyre godinave, kishte shumë dhoma ku përdoreshin për fjetore, për t’u ushqyer, për të luajtur, kuzhina ku gatuhej, lavanteria dhe magazinat ku mbaheshin ushqimet, lodrat dhe materialet e tjera. E gjithë godina, ishte me sistem ngrohjeje, pastërti shembullore, me një dietë ushqimore të cilësisë së lartë dhe me një personel të përkushtuar që nga sanitaret, lavantieret, kaldaistët, kuzhinierët, magazinierët, edukatoret dhe drejtuesit e tyre. Shumë nga këta punonjës, kanë punuar në periudha të ndryshme, në çerdhe dhe në të dy kopshtet, si në atë pa drekë dhe atë me drekë. Quheshin kështu pasi, në kopështin pa drekë, fëmijët e merrnin ushqimin me vete.
Të gjitha emrat e punonjësve që do të sjellim në vazhdim, kanë një meritë të veçantë, pasi ashtu si edukatoret që u dhuronin dashuri dhe përkushtim prindëror, edhe punonjësit e tjerë, shërbenin me të njëjtën dashuri, për të krijuar dhe dhuruar kushtet më të mira të mundshme, për rritjen e shëndetshme të këtyre fëmijëve.
Emrat e këtyre punonjësve ndër vite, që kanë punuar si edukatore dhe në shërbime të tjera sociale në këtë institucion, që nga themelimi i qytetit të Memaliajit e deri në ditët e sotme janë:
Nigjare Caushi, është jo vetëm edukatorja e parë, por edhe drejtoresha e parë në kopsht, pasi kjo u hapë e para dhe më pas çerdhja. Emrat e tjerë që kanë punuar edukatore në çerdhe janë: Fatmira Taçi, Astrite Shehu, Shefikat Skrapalliu (kuzhiniere), Makbule Meçe, Emily Miro Hoxha (kuzhiniere), Merushe Shehu (sanitare), Olga Gjokthomi, Miro Hysi, Emine Danaj, Mjaftoni Durmishi, Hyrie Hysesani, Zelko Hyseni, Mjaftoni Hysesani, Dhoksi Nano (lavantiere), Shega Kapllani (lavantiere, Sherife Elmazi, Sanije Balliu, Seleko Hysesani, Rebeka Majko, Pashako Goxhaj, Urani Malkaj, Zeno Malaj (edukatore, drejtoreshë), Belere Lilaj, Razo Bega, Sulltana Arapi, Subihe Kanani, Sulltana Karafili, Nafie Tafili, Pashako Bushi, Sanije Hoxha, Zuke Kallëmbi, Dylbere Myftari, Naze Pazaj, Stoli Guçe, Thjano Strakosha, Bezene Hoxha, Leko Sinallkaj, Engjëllushe Çaçi, Athina Kllapi, Vasilika Zhupa (drejtoreshë nga Tepelena), Qeriba Shehu (kuzhiniere nga Tepelena), Eleni Qesko, Feruze Tusha (Tafaj) (sanitare), Margarita Hysi, Feruze Selfo (sanitare), Elmazi Zhupa, Fize Qendri (drejtoreshë), Natasha Hysesani (arkëtare në çerdhe dhe kopsht për shumë vite, por edhe magaziniere), Manushaqe Beluli (kuzhiniere), Margarita Balliu, Fatbardha Gapaj Zhupa, Liljana Kocali, …etj.
Emrat e edukatoreve dhe të punonjësve që kanë punuar në kopshtet me drekë dhe pa drekë në qytetin e Memaliajit, që nga fillimi i saj e deri në ditët e sotme të vitit 2024, janë: Nigjare Caushi, edukatorja dhe drejtoresha e parë. Edukatorja e dytë, është Fatmira Taçi, Ervehe Bijo (kuzhiniere), Elmazi Zhupa (kuzhiniere, më pas edukatore), Veziko Zhupa (ndihmëse kuzhiniere), Fetihe Shehu (ndihmëse kuzhiniere), Shefikat Skrapalliu (kuzhiniere), Nebahet Joka, Lavdie Kreci, Myzejeni Xhaferi, Liri Muçi (magaziniere), Natasha Hysesani (magaziniere), Liri Abedini (sanitare), Merushe Shehu (sanitare), Hamide Aliaj (sanitare), Dhoksi Nano (lavantiere), Shega Kapllani (lavantiere), Dashuri Mustafaraj, Adelina Kuçi (edukatore, drejtoreshë), Liri Xhuveli (edukatore, drejtoreshë), Drita Balliu (edukatore, drejtoreshë), Fize Qendri (drejtoreshë), Vasilika Kaçi, Frosina Ferro, Eftiqi Papa, Lumturi Haskaj, Darovi Xhani, Sanie Xhani, Tefta Canaj, Behare Gabaj, Manushaqe Molla, Donika Peri, Adela Xhafa, Pashako Gjergo (sanitare), Mbete Fejzaj (sanitare), Ceko Gjonçaj (sanitare, Engjëllushe Çaçi, Emine Danaj, Elisabeta Basho, Androniqi Basho, Thevroni Mustaqi, Fatie Mullara (lavantiere dhe ndihmës kuxhiniere), Lutfije Arapi (drejtoreshë), Merzo Bega (sanitare), Liljana Kocali, Valentina Haderaj, Dorina Gjoni, Adela Xhafa, Miranda Shehu, Adriana Boni, Alketa Kasneci, Elona Manaj, Alma Kacorri, Dorina Kalemi, Trendelina Karai, Bejaze Grilli (edukatore, drejtoreshë), Duda Didaj, Liljana Mosku, Selvi Murati, Rovena Nexhipi, Arta Mata, Antoneta Llaka, Gentiana Çela, Ina Zhupa, Feruze Tushaj (Tafaj) (sanitare), Antoneta Llaka, Vasilika Liti, Gresa Murati, Vjollca Sina (edukatore, drejtoreshë), …etj.
Për ta bërë më të plotë këtë shkrim, na kanë ndihmuar komentet e bashkëqytetarëve memaliotë, të cilat do i lexoni në vazhdim:
Fize Malka (Qendri): “Foshnjoria e parë në Memaliaj, pasi kështu quhej në atë kohë, ka patur edukatore Fatmira Taçin. Foshnjoria ka qenë një ndërtesë, me një dhomë të vogël, që mbante brenda, jo më shumë se 7-8 fëmijë. Kjo godinë e parë, ndodhej në sheshin midis policisë dhe lokalit përballë. Ka patur pranë, një shtyllë elektrike. Tek kopshti i parë me 5-6 vajza, kur ndodhej në këtë vend, kam qenë edhe unë një nga fëmijët e Foshnjores. Më pas, u hap kopshti i rregullt dhe më pas, u hapën dy kopshtet me konditat e kohës: një me drekë dhe një pa drekë. Ky i fundit, vazhdon aktivitetin edhe në ditët e sotme.”
Elena Lumani: “Respekt për të ndjerën, Makbule Meçe. Ajo ka qenë kushinieria e parë në kopështin e parë me drekë, në vitet 1958-59. Edukatorja e parë në Memaliaj, ka qenë Nigjare Caushi (halla e Kastriot Caushit, më vonë aktor) dhe, Fatmira Taçi (viti 1956…). Në ato vite, si edukatore kanë punuar edhe dy vajza nga Gjirokastra, nëna dhe vajza memaliote, të cilat ishin të parat dhe na hapën horizontin. Edukatoret gjirokastrite, quheshin, Lizeta dhe Mejtime, mbiemrat e të cilave nuk i mbaj mend. Ndërsa si sanitare, që kujdesej për higjenën në kopshtin me drekë, ka punuar, Merushe Shehu. Respekt për këto bashkëqytetare, që kanë punuar me përkushtim dhe na kanë hapur horizontin”.
Mira Aliaj (Shehu): “Adelina Kuçi, ka punuar edukatore dhe drejtoreshë, në kopshtin e fëmijëve. Aty ka punuar edhe mamaja ime, Hamide Aliaj, si punonjëse, që mirëmbante një ambient të pastër, të këndshëm, të zbukuruar me lule shumë ngjyrëshe, pasi i donte shumë lulet, ashtu siç donte edhe kujdesej plotë dashuri edhe për fëmijët. Tek kopshti i fëmijëve, ka punuar edhe Liri Muçi, si magaziniere.”
Marjana Sula (Tare): “Një nga edukatoret e viteve 1965-së, ka qenë edhe Darovi Xhani! I uroj jetë të gjatë dhe shëndet, nga ish nxënësja në kopshtin e vogël, pas zyrave të N.F.P. të asaj kohe.”
Mine Guca: “Një nga edukatoret e para në qytet, para viteve 1960, ka qenë Nigjare Caushi, halla e aktorit, Kastriot Caushit.”
Liri Mullaraj (Beqiraj): “Në ato vitet e para, nuk quhesh kopsht fëmije, por foshnjore. Të dielën që kaloi, isha në Memaliaj dhe një dhimbje më përshkoi, kur shikoja pallate të braktisura. Në një hyrje, kishin investuar ndërsa hyrja përballë e shkatërruar. Tek pedonalia, pallatet ishin suvatuar dhe çatitë ishin me tjegulla të reja. Të paktën, nuk ka më rrezik për banorët, kur bie shi dhe breshër. Më bëri shumë përshtypje, fakti që muret e këtyre pallateve, ishin mbushur me fole dallëndyshesh. Si shpjegohet: përse dallëndysheve iu pëlqente ky qytet i braktisur nga shumë qytetarë?”
Magdalena Skrapalliu: “Shefikat Skrapalliu dhe Fetije Shehu, kanë punuar në kuzhinën e kopshtit.”
Enerita Çovani: “Gratë e qytetit tonë, që nëpër duart e tyre me kujdes të veçantë dhe me dashuri prindërore, u kanë shërbyen kaq e kaq shumë brezave fëmijësh të minatorëve, të cilët kanë qenë dhe ngelen heronjtë e qytetit tonë! Respekt të veçantë dhe mirënjohoje të thellë, për këto nëna heroina!”
Viron Laska: “Mirënjohje për armatën e edukatoreve dhe punonjësve të tjera, të cilat punuan me përkushtim për mirë rritjen e brezave, që sot janë rritur dhe shprehin mirënjohje pakufij!’
Në një nga bisedat, që pata para disa vitesh me Artan Xhaferin, i kërkova që të pyeste nënën tij, Myzejeni Meçe (Xhaferi), për të dhënë disa të dhëna për çerdhen dhe kopshtin e Memaliajt, pasi ka punuar për më shumë se dy dekada në këto institucione.
Edukatorja veterane, Myzejeni Xhaferi, shprehet: “Në kopshtin e qytetit, ka punuar si kuzhiniere, Ervehe Bijo dhe Veziko Zhupa, ndimëse kuzhiniere. Në fillim kopshti ka qenë pa drek dhe e lokalizuar tek posta e vjetër, te shtëpitë e Idriz Çerepit dhe e Mino Hajdinit. Edukatore, kanë punuar, Nebahet Joka, Androniqi Basho, Lavdie Kreci, Frosina Ferro, Fetije Shehu (ndihmëse kuzhiniere), Liri Abedini (sanitare), Dhoksi Nano (lavantiere), Merushe Shehu (sanitare), Vasilika Kaçi, Eftiqi Papa, Myzejeni Xhaferi, Darovi Xhani, Sanie Xhani, …etj. Drjetoresha kanë punuar, Liri Xhuveli dhe Drita Balliu, …etj. Ndërsa në çerdhe kanë punuar si edukatore: Fatbardha Gapaj Zhupa, Zelko Hyseni, Feruze Selfo (sanitare), Pashako Goxhaj, Sulltana Arapi, Sulltana Dalani, Urani Malkaj, Nafie Tafili, Manushaqe Beluli (kuzhiniere), Margarita Balliu, Reveka Majko, Bazene Vasili, Vasilika Zhupa (drejtoreshë) nga Tepelena, Qeriba Shehu (kuzhiniere) nga Tepelena, Fatmira Taçi, Pashako Bushi, Pashako Goxhaj, Mjaftoni Durmishi, Thjano Strakosha, Engjëllushe Çaçi, Sulltana Karafili, Athina Kllapi, Elmazi Zhupa (kuzhiniere), Ervehe Bijo (kuzhiniere), Lumturi Haska, Drita Balliu ose me mbiemrin e saj te vajzërisë, Idrizi, Mine Danaj, Zeno Malaj ka qenë drejtoreshë e përgjithshme, si në çerdhe dhe në kopësht, …etj.”
Edhe në qytetin e Tepelenës, përgjatë sistemit të kaluar, ka patur çerdhe, kopsht me drekë dhe pa drekë, me një personel të madh, të cilët kanë punuar me përkushtim. Në vazhdim, do të sjellim, jo vetëm emrat e punonjësve, por edhe disa komente të tepelenasve, të cilat na kanë ndihmuar për identifikimin e vendndodhjeve të këtyre institucioneve të shenjta që kanë mbartur, ushqyer, rritur, përcjell dhe trashëguar dashuri prindërore, e cila është edhe hyjnore.
Emrat e punonjësve që kanë punuar në kopshtin e Tepelenës, ku përfshihen edukatoret, kuzhinieret, magazinieret, lavantieret, sanitaret, drejtoreshat, llogaritaret, janë: Aspasia Gjoni, Adelina (Koçiu) Pashaj, Drita (Koçiu) Malaj, Sofie Ferro, Donika Peri, Vojsava Pirro, Hedo Shehu, Thëllënxa Musara, Fetnije Shehu (kuzhiniere), Nazo Caushi (drejtoreshë), Naze Mehmeti, Jeko Shehu, Burbuqe Shehu, Zyfli Boni, Dhimitra Dushi, Bule Kaçërri, Haxhire Daci, Luljeta Skëndi, Zilfie Boni, Qothere Kalemi, Flutura Imeraj, Majlinda Agaraj Xhelili, Bejeko Shehu, Hedo Shehu, Kimete Kapedani, Elba Skëndi Rukaj, Liri Xhuveli, Margarita Peri, Natasha Tahiri, Lubjana Rushiti, Anife Imeri (sanitare), Natasha Shehu, Fetije Bega, Anife Pazaj (drejtoreshë), Isafe Merjo, Katerina Done (magaziniere), Vojsava Dervishi Piro, Lubjana Rushiti, Alma Pirro, Margarita Bizhga, Lumturi Meçe, Teuta Dervishi, Luçiana Taushana, Sabrie Shehu, Dhurata Shehu, Fetije Bega (kuzhiniere), Mine Shkëmbi (kuzhiniere), Teuta Çeliku (drejtoreshë), Nurie Shkurti (rrobaqepëse), Naime Daka, Darovi Xhani, Marjana Gjonça, Vasilika Spaho, Liri Agara, Trëndelina Manaj, Adelina Rrapo, Dallëndyshe Leli (kuzhiniere), Maria nga Saranda (drejtoreshë), Edlira Mellara (kuzhiniere),Vasilika Spaho, Zyrako Beqiri (kuzhiniere), …etj.
Në vazhdim, po sjellë disa komente plotësuese në lidhje me shkrimin, të cilat janë:
Lubjana Rushiti: “Në periudhën 1981 deri në 1999-2000, kam punuar në kopshtin me drekë në Tepelenë. Personeli tek kopshti me ushqim, në periudhën që unë kam punuar, përbëhej nga: Teuta Çeliku (drejtoreshë), për një periudhë kohe, kemi pasur drejtoreshë Marien nga Saranda, Mina Shkëmbi (kuzhiniere), Nure Shkurti (lavantiere), Katerina Done (magaziniere) dhe Zyrako Beqiri (kuzhiniere). Edukatore kanë punuar, Vojsava Pirro, Kimete Kapedani, Naime Daka, Liri Xhuveli, Darovi Xhani, Hedo Shehu, Marjana Gjonça, Jako Shehu, Sofie Ferro, Lubjana Rushiti, Liri Agara, Majlinda Xhelili, Trendelina Manaj, Edlira Mellaraj, Margarita Peri, Adelina Rrapo, Vasilika Spaho, Isafe Merjo, Dekia, ku për momentin nuk kujtohet mbiemri i saj, …etj. Në kuzhinë, gjithashtu ka punuar Zyrako Beqiri. Ndjesë nëse kam harruar ndonjë, pasi kanë kaluar 25-vjet, që jam shkëputur, pasi emigrova në Greqi.”
Kujtim Raçi: “Mbaj mend, në vitet 1953-54, kur kam qenë 6-vjeç, prindërit më çonin në kopshtin pa drek, ku ishte një ndërtesë e vjetër, afër Pallatit të Kulturës. Hyrjen e kishte ku është, rrapi tani. Edukatore kishim Burbuqe Shehun.”
Enrita Shehu (Kotoni): “Edukatoret në kohën time, kanë qenë, Adelina Pashaj, Teuta Dervishi (R.I.P) dhe Luçjana Taushana nga Vlora. Në fëmijërinë time, mbaj mend se kopshti ka qenë te ish hetusia (sot shtëpia e Gjergji Gogos, pronë e babait të tij, Riza Gogo) dhe më vonë u transferua në kala, tek godina ku ka qenë Shkolla e Partisë.”
Emrat e punonjësve që kanë punuar në çerdhen e Tepelenës, duke filluar nga edukatoret, kuzhinieret, magazinieret, lavantieret, sanitaret, drejtoreshat, llogaritaret, janë: Haxhire Daci, Ramazane Veizi, Dylbo Hasa, Hallë Kafazja, Burbuqe Shehu, Sabo Shehu, Natasha Haska (Rusto) (magaziniere), Besie Skëndi (kuzhiniere), Rajmonda Imeri, Lubjana Skëndi, Elba Skëndi Rukaj, Tila Jorgo, Valentina Zhupa, Flutura Imeri, Athina Hazbiraj, Zyfli Boni, Aspasia Gjoni, Dhimitra Dushi, Qothere Kalemi, Vasillo Done (kuzhiniere),
Dallëndyshe Leli (kuzhiniere), Bule Kaçërri, Donika Mërtiri (drejtoreshë), Hanushe Caushi (drejtoreshë), Fero Shehu, Valentina Hasa, Luljeta Skëndi (Kaliroja), Lumturi Pazaj, Natasha Tahiri, Naime Shehu (drejtoreshë), Berta Kaçi, Fatmira Ruçi, Hanushe Kabadhi (lavantiere), Nado Koka, Manushaqe Rushiti (lavantiere), Luçiana Taushani. Kasjani Mema (Avduli), Barie Çibuku, Labika Koka, Adelina Pashaj, Lumturi Manaj, Razo Gjergji, Lelo Meço, Fotini Kora, Hanko Sina, Safete Shehu, Hanko Sina (magaziniere),
Irini Dhima (sanitare), Nimete Zhupa (ekonomiste), Kalori Thanasi, Mergjyze Musara (lavantiere), Hëna Halili, Mamude Çaçi, Athina Hazbiraj, Kaljopi Daci, Zymbyle Zemani (kuzhiniere), Roza Boni, Sotira Jorgo, Metulla Bushi, Meleke Sinomati (Sherifi), Zyrako Beqiri (lavantiere), Mina Shkëmbi (kuzhiniere), Jeko Shehu, Sofie Troqi, Mexhite Qama, Kimete Kapedani, Sofie Doko (drejtoreshe), Ramize Raci (lavanteri), Theofan Mati (zdruktar), Xhite Dalani (sanirare), Olimbi Shehu (sanitare), Xhuxhe Musara (lavantiere), Anife Paza, Roza Boni, Anife Shehu, …etj.
Nga komentet e tepelenasve, mësojmë edhe ish vendndodhjen e çerdhes.
Zamira Shehu shprehet se: “Çerdhja ka qenë afër Komitetit Ekzekutiv, të kohës, në afërsi të shtëpisë së bashkëqytetarit, Zagoll Shehut.”
Ndërsa, Adelina Meçe, shkruan se çerdhja ka qenë përballë Këshillit të Vjetër; përballë konviktit. Edlira Ndoci, e kujton vendndodhjen e çerdhes, pranë Komitetit ekzekutiv, ballë përballë me shtëpinë e Zagoll Shehut dhe kopshti brenda territorit të shkollës tetëvjeçare.
Leonora Muzha: “Kopshti ka qenë brenda kalasë, godina, e cila më vonë u bë për kualifikimet e mësuesve.”
Dr. Sotir Ceka: “Kopshti i parë në Tepelenë, ka qenë ku është ndërtuar Pallati i Kulturës.”
Emrat e disa punonjësve që kanë punuar nëpër kopshtet dhe çerdhet e trevave të tjera të rrethit të Tepelenës, janë: Në Dragot kanë punuar, Esma Doda (llogaritare), Namik Halili (llogaritar), Qelibare Shehu (magaziniere) dhe Bashkime Halili (magaziniere). Beçishtë: Tatjana Isufi (edukatore), Tatjana Doda (infermiere), Alie Muça (infermiere) dhe Violeta Beqa (edukatore). Izvor: Shaze Harizi dhe Bako Sulozeqi, kanë punuar edukatore. Turan: Një komentuese me emrin, Alisa Anthony Auron, ku dy emrat e fundit duhet të jenë emrat e fëmijëve të saj, shprehet: “Në Turan, kopshti ka qenë në një godinë, bashkë me Qendrën Shëndetësore. Edukatore ka punuar Flamurja nga Dukajt dhe mami-infermiere, ka punuar Sado Ruka, nga Turani.”
Ish-punonjësja, Adelina Beshiku (Asllani), në komentin e saj, jep të dhëna për çerdhet e disa fshatrave. Ajo shprehet: “Për fshatin Maricaj: Trëndelina Beshikaj, ka qenë edukatorja e parë, Manushaqe Gucaj, Kishulla Arapaj, Trëndelina Beshikaj dhe Adelina Beshiku (Asllani), e cila ka punuar edukatore në vitet 1976-77. Në çerdhen e fshatit, Selckë e Madhe, kanë punuar edukatore, Xhezmie Shehu, Trëndelina Asllani, Bekime Latifi, Bejushe Zeneli (lavantiere dhe sanitare), Pëllumb Bakaj (magazinier) dhe Adelina Beshiku (Asllani) ka punuar edukatore në vitet 1981 deri në vitin 1990. Çerdhet drejtoheshin dhe kontrolloheshin nga mjekët, pasi çerdhja ku punonim, ishte qendër shëndetësore, ku mjekë ishin, Zengjine Iljazi dhe Përparim Zaçe.”
Çerdhe dhe kopshte, ka patur edhe ne fshatra të tjera të rrethit të Tepelenës, si: Dorrëza, Dhëmblan, Guzmari, Hormovë, Mezhgoran, Labmartalloz, Lekdush, Lekël, Luzat, Mamaj, Matohasanaj, Fshati Memaliaj, Nivicë, Progonat, Salari, Qeserat, Krahës, Krahësi i Sipërm, Rabie, Rrapaj, Luftinjë, Levan, Kalivaç, Luadhaj, Luftinja e Sipërme, Lulëzim, Krahësit, Badra, Buzë, Allkomemaj, Ballaj, Bylysh, Bardhaj, Çërrilë, Damës, Dervishaj, Gllavë, Gllava e Vogël, Amanikaj, Vasjari, Anëvjosë, Qeserat, Arrëza e Madhe, Arrëza e Vogël, Golemaj, Selckë, Selcka e Vogël, Mirina, Ilirasi, Kallëmb, Kamçisht, Kashishti, Kodra, Koshtan, Përparimi dhe Kurtjeza, por nuk pata fatin të merrja, ndonjë të dhënë nga bashkëpatriotët e mij tepelenas!
Gjithsesi, shkrimi ngelet i hapur për plotësime dhe më ngelet të shprehë mirënjohjen time më të thellë, për të gjithë ata bashkëpatriotë, që me anë të kontributit të tyre modest, bënë të mundur realizimin e këtij shkrimi dokumentar.
Mirënjohje të thellë gjithashtu, edhe për të gjithë punonjësit e këtyre institucioneve, të cilët dedikuan gjithë jetën e tyre, duke dhuruar dashuri dhe dijen e hapave të para, brezave tepelenas, që sot janë kontribues në fusha të ndryshe të jetës, jo vetëm në vend, por edhe në vende të ndryshme të botës.
Edmond Ismailati
Dhjetor 2024