Extra Di Caprio “harron” Gigi Hadid, fotografohet me një modele 23-vjeçare

Di Caprio “harron” Gigi Hadid, fotografohet me një modele 23-vjeçare

Pas thashethemeve se ai ka shijoi  një lidhje romantike me supermodelen Gigi Hadid, aktori Leonardo Di Caprio është fotografuar nën shoqërinë e një modeleje tjetër.

Fituesi i çmimit “Oscar”, i cili ka krijuar një reputacion për të mos pasur lidhje me vajza mbi  moshën 25 vjeç në vitet e fundit, është parë duke u futur në një makinë me modelen Victoria Lamas e cila është vajza e aktorit Lorenzo Lamas.

Dyshja u larguan nga një restorant përpara se të hipnin në një makinë së bashku, ku Leo u pa duke qeshur dhe duke bërë shaka, shkruan DailyMail. Tabloidi britanik thekson se si 23-vjeçare, Victoria i përshtatet shumë mirë tipit të Leos.

Mesa duket lidhja me modelen Gigi Hadid shënoi herën e parë që fituesi i çmimit “Oscar” po niste një lidhje me një femër më të madhe se 25 vjeçe dhe hera e parë me të cilën ai është takuar me një grua që është nënë.