Juventusi dhe Interi po përforcohen në merkato. Objektivi i përbashkët është rrëzimi i Milanit nga froni.
Ish-mbrojtësi i njohur i bardhezinjve, Andrea Barzagli ka komentuar merkaton e dy klubeve, duke theksuar se kalimet e Angel Di Marias dhe Paul Pogba te Juventusi kanë me tepër rëndësi se rikthimi i Romelu Lukakut te nënkampionët e Italisë.
“Lukaku ka treguar se di të bëjë diferencën në Serie A, por dy goditjet e Juventusit sjellin kualitetin dhe personalitetin që i mungonte bardhezinjve. Pogba dhe Di Maria do e rikthejnë sërish të madh Juventusin. Ata spostojnë ekuilibrat më shumë se belgu.
Gara për titullin kampion? Unë nuk di të bëj lojëra fjalësh. Juven dhe Interin i shoh një hap përpara, më pas vjen Milani, por nuk duhet harruar as Napoli”, theksoi për mediet italiane 41-vjeçari.