Juventusi ka marrë një fitore të pastër dhe bindëse 3-0 në ndeshjen e javës së parë të Serie A ndaj Sassuolo-s.
Protagonist ishte ylli i ri i skuadrës, argjentinasi Di Maria. Argjentinasi ishte autor i golit të parë të ndeshjes, ndërsa më pas radhën e kishte Vlahovic, i cili realizoi edhe dy herë të tjera në këtë ndeshje. Golin e parë e shënoi me penallti dhe të dytin pas një asisti të Di Marias. Argjentinasi doli më pas i dëmtuar.
Ndërkohë, Sassuolo u tregua e pafuqishme për të shënuar të paktën golin e nderit.
Më herët, edhe Napoli ishte bindës ndaj Veronës ku triumfoi me rezultatin e thellë 5-2.