Një diamanti i nxjerrë nga një meteor do të dalë në ankand në Londër muajin tjetër.
Xhevahiri 555,55 karat që mendohet të ketë ardhur nga hapësira, u emërtua me emrin ‘Enigma’ nga shtëpia e ankandeve ‘Sotherby’s’.
Diamanti i rrallë u shfaq për mediat në kuadër të një turi në Dubai dhe Los Angeles përpara se të arrijë në kryeqytetin e Britanisë së Madhe në shkurt.
‘Sotheby’s’ pret që diamanti ‘alien’ të shitet për të paktën 5 milionë paund, afërsisht 6 milionë euro.
Sophie Stevens, specialiste xhevahirësh në ‘Sotheby’s’ tha për Associated Press se diamantet e zinj kanë më shumë gjasa të vijnë nga hapësira.
Diamantet e zinj janë shumë të rrallë dhe gjenden vetëm në Brazil dhe Afrikën Qendrore. Teoria e origjinës kozmike bazohet në izotopet e tyre të karbonit dhe përmbajtjen e lartë të hidrogjenit.