Ka ndërruar jetë punonjësi i IT-së në Drejtorinë e Policisë së Dibrës, Ardian Roçi, i cili u qëllua nga punonjësi i policisë po në këtë drejtori, Naim Muliu, 55-vjeç.
Viktima dhe autori u përfshinë në konflikt në automjet teksa ktheheshin nga shërbimi, nga Maqellara në Peshkopi.
Ai u transportua me urgjencë me helikopter në drejtim të Tiranës, por mësohet se ka ndërruar jetë gjatë udhëtimit.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.