Një 55-vjeçar ka tentuar të vrasë me gërshërë hekuri bashkëfshatarin e tij pas një konflikti për motive të dobta në fshatin Selishtë, Dibër.
Autori i dyshuar raportohet se e ka goditur në pjesën e fytyrës 54-vjeçarin me iniciale A.K., duke i shkaktuar dëmtime. Por pas ndërhyrjes së policisë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti
Ndërkohë është vendosur në pranga autori i ngjarjes, 55-vjeçari me iniciale I.C.
“Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta mes 2 shtetasve. Tentoi të vriste me mjet prerës (gërshërë hekuri), bashkëfshatarin e tij, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.
Pas njoftimit të marrë se dy shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në fshatin Selishtë, shërbimet e Policisë Dibër, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të këtyre shërbimeve është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I.C., 55 vjeç, banues në fshatin Selishtë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 55-vjeçari, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin A.K., 54 vjeç, të cilin e ka goditur në pjesën e fytyrës, duke i shkaktuar dëmtime. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme“, njoftoi policia.