Tashmë në moshën 44-vjeçare dhe me një karrierë të jashtëzakonshme në Hollivud, Leonardo DiCaprio duket se kërkon të qëndrojë larg vëmendjes dhe famës së madhe që ka në mbarë botë.
Pas disa lidhje me modele të ndryshme, por kryesisht bjonde, Leonardo DiCaprio tashmë është në krahët e bukuroshes brune 21-vjeçare Camila Morrone.
Daljet e tyre në publik kanë qenë mjaft të rralla, por edhe kur e kanë bërë një gjë të tillë, Leo mundohet që mos të bjeri shumë në sy, duke u mbuluar.
Thuajse e njëjta gjë ka ndodhur edhe së fundmi në festivalin e “Coachella”. Leo dhe Camila nuk mund të mungonin këtë event kaq të rëndësishëm, por ata kanë qëndruar në një profil të ulët, duke mos dashur të shfaqen shumë, por të qëndrojnë në privatësinë e tyre. Sigurisht, paparacëve nuk mund t’u shpëtonin pa i fotografuar…