Leonardo DiCaprio ka një “rregull” dhe këtë e ka zbatuar edhe në lidhjen e tij më të re që sapo ka nisur.
E dashura e tij nuk duhet të jetë më e madhe se 25 vjeç.
Leonardo DiCaprio ka prezantuar së fundmi të dashurën e tij të re, me të cilën është fotografuar në St Tropez.
Daily Mail shkruan se vajza në krah të aktorit të famshëm është Maria Beregova, e cila u nis për në jug të Francës menjëherë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Ahmed Masoud Abdelhafid, 30 vjeç.
Ish-bashkëshorti i saj, Abdelhafid, drejton një shtëpi mode në Monako, ndërsa është nipi i ish-ministrit të Brendshëm në Libi, kur ky shtet drejtohej nga Gaddafi.
Beregova u rrit në Zvicër, ku ndoqi edhe një shkollë private, ndërsa aktualisht jeton në Londër.
Ndërkohë, DiCaprio u nda nga e dashura e tij pas 4 vitesh Camila Morrone, vetëm pak ditë pasi ajo mbushi 25 vjeç.