5 njësi të vogla tregtare janë djegur pas mesnatës ne tregun Industrial Durrës.
Zjarri ra fillimisht në njërin prej dyqaneve që tregtojnë veshmbathje, për tu përhapur më pas edhe tek katër të tjera.
Në vendngjarje për shuarjen e flakëve shkuan shërbimet e zjarrfikësve të cilët izoluan përhapjen e vatrës tek të tjera biznese.
Si pasojë e zjarrit u regjistruan dëme të konsiderueshme materiale por fatmirësisht jo në njerëz.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet që tenda e njeri prej bizneseve të ketë marrë flakë si pasojë e shpërthimit të fishekzjarrëve nga qytetarët, duke u përhapur dhe tek të tjerat.