60 shezlongë në pronësi të 55-vjeçarit Bilbil Domi janë djegur gjatë natës në zonën e Dhërmiut. Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 pas mesnate.
Burime nga policia bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare.
Gjithashtu Policia e Vlorës bën të ditur se ka shpallur në kërkim një 28-vjeçar pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Dhërmi, gjatë një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar në ajër me armë sportive.