Një e moshuar ka humbur jetë në një fshat të Vlorës, pasi ka mbetur e asfiksuar si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e saj.
Viktima është 80-vjeçarja Gastere Strati, e cila nuk ka mund të dalë nga banesa pasi ka qenë e paralizuar.
Ngjarja raportohet paraprakisht si aksidentale dhe si pasojë e zjarrit është djegur dhe një pjesë e madhe e shtëpisë.
Zjarrfikësit nga qytetit i Vlorës kanë shkuar në vendngjarje, por nuk kanë mundur dot të shpëtojnë të moshuarën, ndërkohë që ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e vërteta të zjarrit në banesë.