Ndarja e Bes Kallakut nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave, për shkak të këngës më të fundit të nxjerrë nga aktori, me titull mosmirënjohja.
Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë aktori dhe komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ është nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të tij.
Kënga është kuptuar nga fansat si dedikim për ish-partneren e tij, Xhensilën, për shkak të ndarjes së tyre. Ndërkohë kënga është shpërndarë nga miku i tij, Kristian Boçi në rrjetin social Instagram, ku ai zbulon se e ka paralajmëruar aktorin për Xhensilën.
“Të pata thënë vëlla”, u shprehet ai, drejtuar shokut të tij. Boksieri thekson se “Besi ka shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu”.
“Mosmirënjohja! Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu. Ta pata thënë brother Bes Kallaku”, shkruan boksieri.
Kallaku dhe Boçi kanë qenë shumë miq të afërt mes tyre, njësoj si bashkëshortet e tyre Drilona dhe Xhensila. Kristian dhe Drilona Boçi ishin njerëzit që organizuan martesën e Besit dhe Xhensilës, e madhe dhe festën e beqarisë, ku dy vajzat bukuroshe e etiketonin njëra-tjetrën si motra.