Nga posti i ministrit që mbante në Afganistan, Sagent Sadat aktualisht është shpërndarës picash në Gjermani. Ish-ministri afgan zotëron dy diploma master nga Universiteti i Oksfordit, një në Inxhinieri Elektronike dhe tjetra në Komunikim.
Kur Sadatit nuk i mbeti asnjë zgjidhje tjetër në vendin e tij, ai u detyrua të largohej dhe të gjente një punë për të siguruar jetesën e tij, kështu ai filloi të punonte si shpërndarës picash. Ai bredh nëpër qytet me biçikletën e tij dhe shpërndan ushqim derë më derë.
“Aktualisht, unë po bëj një jetë shumë të thjeshtë. Ndihem i sigurt në Gjermani. Jam i lumtur që jam me familjen time në Leipzig. Dua të kursej para dhe të bëj një kurs gjermanisht dhe të studioj më tej,” tha Sadat.
“Kam aplikuar për shumë punë, por asnjë përgjigje nuk erdhi. Ëndrra ime është të punoj në një kompani gjermane të telekomit”, tha ai më tej.
Sadat ishte ministër në qeverinë afgane deri në vitin 2018. Ai u transferua në Gjermani, por pas disa muajsh, Sadatit mbeti pa para dhe filloi të përballej me probleme ekonomike.
Ai dha dorëheqjen si ministër për shkak të dallimeve me Ashraf Ghanin. Sadat ka punuar në më shumë se 20 fusha të lidhura me komunikimin në 13 vende. Ai ka 23 vite përvojë pune në fushën e komunikimit.