Loni Willison, një modele e njohur vite më parë pasi ishte edhe gruaja e yllit të “Baywatch”, Jeremy Jackson u zhduk nga syri i publikut për shumë kohë. Së fundmi është parë në rrugët e “Venice Beach” në Florida, por nga një “yll” sot shihet duke mbledhur mbeturina dhe e transformuar plotësisht.
Ish-modelja 37-vjeçare e fituesit ka mbetur e pastrehë që prej vitit 2016. Që nga ajo kohë ka shfaqur edhe probleme serioze me shëndetin mendor. Ajo u fotografua së fundmi teksa shtynte një karrocë me sendet e saj të vjetra.
Willison i tha “The Sun” se tashmë po ja del mirë dhe se nuk kishte pasur asnjë kontakt me Jeremy Jackson në vitet e fundit. “Nuk kam marrë asnjë telefonatë prej tij. Tani kam gjetur ushqime dhe një vend për të fjetur. Kam ushqim në koshat afër dyqaneve”, – rrëfeu ajo.