Extra Dikush i hodhi pijen në fytyrë në mes të performancës, por Cardi...

Dikush i hodhi pijen në fytyrë në mes të performancës, por Cardi B s’ia përton, i qëllon me mikrofon

Dikush guxoi që t’i hidhte pijen në fytyrë reperes Cardi B në mes të performancës, por e pësoi keq. Cardi, e nevrikosur, i gjuajti me mikrofon në fytyrë. Videoja është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Cardi B ishte duke performuar gjatë orëve të ditës, e veshur me një set portokalli. Ajo po këndonte hitin e saj “Bodak Yellow”, kur dikush i hodhi një pije në fytyrë. Cardi B u shokua për ca çaste, kur u kujtua se kishte mikrofonin në dorë. Ajo i gjuajti personit në publik, i tha nja dy fjalë dhe rregulloi flokët, ndërkohë që rojat e sigurisë kujdeseshin për situatën e krijuar.

Reagimi i këngëtares është konsideruar epik nga fansat e saj të flaktë, të cilët e kanë mbështetur në lidhje me incidentin.

Kujtojmë se pak kohë më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, u u qëllua nga një telefon gjatë performancës duke marrë lëndim në syrin e majtë.