Pas një defekti një avionin qeveritar gjerman, i cili i kushtoi kancelares Angela Merkel kthimin pas nga rruga për në Samitin e G20 në Buenos Aires në fund të nëntorit, Berlini ka vendosur që të forcojë flotën ajrore edhe njëherë me një avion gjigand.
Duke iu referuar Bild am Sonntag, Reuters njoftoi se Ministri gjerman i Mbrojtjes, Ursula Von der Leyen njoftoi planet për të blerë një avion të madh dhe për këtë qëllim do të ndahen 300 milionë euro.
“Fakti që kancelarja ishte vonë për samitin, ishte diçka vërtet e hidhur. Me qëllim që të mos ndodhë më, ne do të rrisim numrin e personelit dhe do të përpiqemi të blejmë një ose dy avionë për udhëtime të gjata”, tha Von der Leen.
Ndryshe nga shumë vende të tjera, Gjermania mbështetet në një flotë të avionëve të vjetër që politikanët e saj i përdorin për fluturime në të gjithë botën.
Zyrtarët, sipas disa informacioneve, do të përpiqen të blejnë së paku një avion, ndoshta një Airbus A330 të përdorur, ose të thyejnë traditën duke ndarë para për një Airbus A350 të ri e modern.
Kur ndodhi defekti, kancelarja u detyruar që të mbërrinte në Buenos Aires me një fluturimi komercial nga Madridi.