Kuriozitete Dilema e shkencëtarëve: A do ta zhdukë vera virusin Covid-19?

Dilema e shkencëtarëve: A do ta zhdukë vera virusin Covid-19?

Shkencëtarët janë dyshues nëse rritja e temperaturave apo vera do ndikojë në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.

Ata besojnë se moti i ngrohtë mund të sjellë njohuri të reja për sa i përket virusit, duke zbuluar nëse ai reagon me fillimin e pranverës.

Epidemitë e gripit, sipas tyre, kanë tendencë të zhduken pas mbarimit të stinës së dimrit, por a mund të ndikojë dielli, në mënyrë të ngjashme me Covid-19 dhe përhapjen e tij?

Kjo është një pyetje thelbësore për epidemiologët, të cilët prej kohësh tashmë po vëzhgojnë nga afër ndryshimet.

Studimet e tjera të familjes së koronavirusit, nga vjen edhe Covid-19, tregojnë një model sezonal, pra me përhapjen e virusit gjatë stinës së dimrit, duke arritur kështu kulmin dhe zhdukjen e tij në pranverë.

Sipas tyre është intriguese se si virusi arrin kulmin e infeksionit gjatë stinës së dimrit, ndërsa shumë pak ose aspak transmetohet në stinën e verës.

Ata tregojnë se koronaviruset janë sezonalë për vendet me klimë të butë.

Ndërsa për Covid-19, mendojnë ata, pritet vetëm koha ta tregojë se çfarë mund të ndodhë.

Ajo që dihet me siguri, deri më tani, është se ka infektuar mbi 1 milion e 200 mijë banorë, duke shënuar dhe mijëra viktima në të gjithë botën.