Shqipëria është pushtuar nga moti i keq me reshje shiu dhe dëborë në zonat malore.
Temperaturat shkuan deri në 0 gradë celcius, duke zbardhur në rrugën Bogë-Theth. Reshjet e dëborës me gjasë do të vazhdojnë edhe gjatë gjithë ditës.
Ndaj borëpastruesja dhe punonjësit kanë nisur nga puna, për të mbajtur rrugën e kalueshme nga mjetet. Megjithatë këshillohet që qarkullimi drejt kësaj pike turistike kryhet me goma dimërore.
Mëngjesi i sotëm ka sjellë reshje dëbore edhe në qytetin e Peshkopisë. Temperaturat janë ulur në vlerat 0°Celsius. Në zonat malore mbi 700 metra, ka mbi 5 cm borë, ndërsa në qytet dëbora ende nuk ka vënë shtresë.
Ndërsa në Pukë, dëbora ka arritur deri në 25 cm.
Teksa veriu i vendit po përballet me reshje dëbore, në jug ka përmbytje. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe shtrëngatave, në qytetin e Vlorës ka pasur probleme në disa prej akseve kryesore. Përmbytjet kanë shkaktuar probleme me qarkullimin e automjeteve, sidomos në lagjen “Rilindja”.
Po ashtu, një tjetër rrugë që ka probleme është edhe “Hasan Kushta”, e cila gjithashtu është përmbytur totalisht.