Aktualitet Dimër në prill, pas dy javësh të nxehta temperaturat ulen deri në...

Dimër në prill, pas dy javësh të nxehta temperaturat ulen deri në zero gradë

Pas një fundjave me diell dhe një moti tipik për plazh, gjysma e dytë e prillit nis me luhatje të mëdha të temperaturave. Moti nis të freskohet të hënën e 15 prillit, ndërsa e marta shënon thyerje te tablosë sinoptike.

Rikthehen vranësirat me reshje të dobëta shiu, ndërsa temperaturat ulen me 4 gradë Celsius.

Sinoptikania Tanja Porja thotë se java e fundit e prillit do t’i ngjajë ditëve të dimrit. Moti do të jetë i paqëndrueshëm.

Në zonat malore kthehen reshjet e shiut dhe dëborës ndërsa temperaturat minimale i afrohen zero gradëve.

Muaji i dytë i pranverës do të veçohet për anomalitë termike dhe kalimin nga vera në dimër me një luhatje prej 15 gradësh.