Fabrizio Cammarata është larguar zyrtarisht nga Dinamo dhe pritet të zyrtarizohet tek Apolonia, ndërkohë që 18 herë kampionët e vendit nuk kanë qëndruar duarkryq. Francesco Moriero, ish-lojtar i Napolit, Romës dhe Interit zyrtarizohet te blutë si trajner, kurse ndihmës i tij do të jetë një tjetër emër i njohur Fabrizio Miccoli.
Për sa i përket trajnerit Moreiro, ai ka fituar Kupën UEFA me Interin e “Fenomenit” Ronaldo në 1998-ën dhe ka qenë pjesë e kombëtares italiane. Ai tashmë është një menaxher futbolli dhe trajner.
“Presidenti ynë Marco Pontrelli, në heshtje të plotë pas ditësh pune intensive dhe konsultime ndryshon marsh!
Ai ka arritur marrëveshjen dy-vjeçare me trajnerin e ri të Dinamos, Francesco Moriero, ish-kampion i Romës dhe Napolit me një CV të pasur si trajner, i cili prezantohet më 3 Janar përpara mediave sëbashku me projektin e lancimit të skuadrës në rang ndërkombëtar.
Presidenti me një përzgjedhje të kujdesshme, sjell në shtëpi një goditje të dytë, gjithmonë me prestigj të madh ndërkombëtar, ish-kampionin e Juventus, Fabrizio Miccoli për një periudhë dy vjeçare. Ai do të ketë një rol të dyfishtë në ekipin 18 herë kampion, si ndihmës trajner dhe përgjegjës për sektorin e të rinjve, detyrë që e ka poseduar edhe në akademinë e Romës. Z. Miccoli zotëron edhe një nga akademitë më të mira në Itali.
Presidenti përfiton nga rasti të falenderojë zotin Cammarata, fillimisht nga ana njerëzore, që ka krijuar një miqësi të fortë jashtë fushe dhe më pas si një profesionist. -“Fabrizio është një profesionist i vërtetë që do të bëjë mirë në këtë detyrë të cilën ne e mbështesim dhe do të jemi tifozët i tij të parë. Gjithashtu, gjejmë rastin të falenderojmë edhe ndihmësin Dario Dian për kontributin e dhënë në këto muaj për skuadrën blu.”
Përsa i përket merkatos së Janarit, skuadra do të afrojë lojtarë ‘me peshë’, për të mos e diskutuar në asnjë çast rrugën drejt objektivit madhor”, njoftoi klubi i Dinanos.