“Dirty Dancing” do të kthehet sërish. Tridhjetë e tre vjet pas filmit romantik që bëri bujë, një version i ri pritet të vijë për nostalgjikët dhe brezat e rinj.
Jennifer Grey, e cila luante rolin e Frances Houseman, me nofkën Baby, e cila dashurohet me mësuesin e saj të vallëzimit, Johnny Castle (Patrick Swayze), do të jetë pjesë e kastit sërish.
Swayze vdiq në vitin 2009 nga kanceri i pankreasit, në moshën 57 vjeç.
Dihet pak për skenarin e filmit, por ai do të drejtohet nga Jonathan Levine.
Drejtori i Përgjithshëm i shtëpisë së produksionit, Lionsgate, Jon Feltheimer, tha: “Do të jetë saktësisht lloji i filmit romantik, nostalgjik që fansat kanë pritur”.
Filmi origjinal mblodhi 214 milionë dollarë në arkën globale nga një buxhet prej 6 milionë $.
Kënga kryesore e filmit fitoi një Oscar dhe një Glob të Artë. Skena klimatike në të cilën çifti kërcejnë me këtë këngë duke arritur kulmin me ngritjen e aktores në ajër nga protagonisti, u bë një element reference i kulturës pop.