Kuriozitete Disa fakte të pazakonta për Holandën që do t’iu habisin

Disa fakte të pazakonta për Holandën që do t’iu habisin

Holanda, një vend evropian që identifikohet më shpesh me tulipanë, mullinj me erë, djathëra të mirë dhe futbollistë të talentuar, është, sipas një këndvështrimi, vend i këndshëm për të jetuar.

Portali Brightside ka postuar disa detaje që mbase nuk i keni ditur për këtë vend, disa tejet të çuditshme:

Nuk ka qen endacakë

Kur e lexojmë këtë, menjëherë mendojmë se sa mirë do të ishte që miqtë tanë me katër këmbë të gëzonin këtë status në çdo vend. Konkretisht, kafshët, dhe veçanërisht qentë, janë shumë të mbrojtur në Holandë, e mund të ndodh që për shkak të abuzimit me to mund të përfundoni pas hekurave.

Shtëpi në kufi

Meqenëse Holanda nuk është e madhe dhe është mjaft dhe me dendësi popullate, vëmendja i kushtohet çdo pëllëmbë hapësire. Si shembull, në një pjesë në kufirin me Belgjikën, kufiri ndan fjalë për fjalë disa ndërtesa në gjysmë, kështu që praktikisht mund të mburresh se jeton në dy vende në të njëjtën kohë.

Portrete në banjë

Mund të tingëllojë e çuditshme, por holandezët shpesh mbajnë portrete dhe foto të të dashurve të tyre të varur në banjë. Gjithashtu, nuk është e pazakontë të mbash një kalendar në, për shembull, një qilar, ku regjistrohen të gjitha datat e rëndësishme për një familje…

Ushqim i shpejtë pak më ndryshe

Dhe ndërsa hot dog-et, hamburgerët dhe produkte të ngjashme shkojnë më shumë nëpër botë, në Holandë ato nuk janë askund aq të njohura sa patatet, të cilat bëhen këtu në 100 mënyra. Një nga kombinimet e preferuara të hollandezëve janë patatet me qepë, e cila preferohet çmendurisht dhe mund të gjendet në shumë restorante të ushqimit të shpejtë.

Perde praktikisht nuk ekzistojnë

Kur e gjeni veten në Holandë, mos u bëni kuriozë dhe mos shikoni njerëzit në dhomën e ndenjes ose në atë të gjumit. Tradita për të mos vendosur perde në dritare daton që nga Mesjeta, kur çdo hollandez dëshironte t’i tregonte një fqinji se nuk kishte asgjë për të fshehur.

Arka e Noes

E gjithë historia e Holandës bazohet në luftën e vazhdueshme me rritjen e niveleve dhe përmbytjeve, kështu që ata kanë bërë kohë më parë kërkime. Kjo bëri që një banor i pasur i vendit të ndërtojë një kopje të vërtetë Arkës së Noes, e vendosur kjo pranë qytetit të Dordrecht.