Aktet vandale të tifozëve në “Air Albania Stadium” bien në kurriz të klubeve shqiptare. Kuptohet qartë nga vendimet e Komisionit të Disiplinës, që përtej shumave të majme që i janë vendosur si gjobë klubeve për sjelljen e gabuar të tifozëve, i urdhëron ata gjithashtu të paguajnë për të riparuar dëmet e shkaktuara nga tifozët në impiantin modern të kryeqytetit (për thyerjen e stolave).
Tirana është skuadra më e dëmtuar nga vendimet e Disiplinës, pasi përveçse duhet të paguajë një gjobë prej 500 mijë lekësh të reja, duhet të zhdëmtojë edhe dëmet e stadiumit. E njëjta gjë vlen edhe për Kukësin (zhdëmtimi i dëmeve në sektorin përkatës), por klubi kuksian mund të ngushëllohet me gjobën më të ulët, 100 mijë lekë të reja.
Me të njëjtën shumë (100 mijë lekë) gjobitet edhe Skënderbeu, për ofendim të zyrtarëve të ndeshjes, ndërsa Partizani e Bylisi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, gjobiten me nga 50 mijë lekë.