Hapësirë prej 10 metrash katrorë në rërë për të shënuar sipërfaqen e çadrës së secilit, ndarë me liratë dhe një distancë prej të paktën një metër midis shezlongëve… Këto janë “provat teknike verore”, për t’u mbrojtur nga koronavirusi ndërsa shkojmë në plazhe..
Në Porto Cesareo, një nga kryeqytetet e turizmit bregdetar në Puglia, po provohen këto forma si të mundshme për këtë sezon të ri veror, aspak të zakontë.
“Ne duam të hedhim në tryezë propozime të vlefshme për të mbështetur ata që duhet të vendosin rregullat e reja të destinuara për rregullimin e mikpritjes së turistëve në plazhet e Puglia”, deklarojnë nga organizata e udhëhequr nga Toti Di Mattina dhe Giuseppe Mancarella, kreu i vendpushimeve Cna Puglia dhe Salento.
Ndërkaq ata kërkojnë një përgjigje të shpejtë nga qeveria pasi duan që të përgatisin territorin për pushuesit.