Me anë të xhudistes Distria Krasniqi, Kosova mori medaljen e parë në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe të katërtën në total.
Krasniqi humbi në finale përballë xhudistes nga Uzbekistani dhe mori medaljen e argjendtë.
Pas këtij suksesi ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Osmani shkruan se Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta.
“Stoike e luftarake! Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë.
Faleminderit Distria, faleminderit Toni”, shkruan Osmani.